Thaçi: Votat për UNESCO tregojnë se kemi fituar kundër Serbisë - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Thaçi: Votat për UNESCO tregojnë se kemi fituar kundër Serbisë

NULL NULL
12/11/2015

Gjatë mbledhjes së Qeverisë, ministri i Punëve të Jashtme Hashim Thaçi ka thënë se vendimi i mospranimit të Kosovës në UNESCO nuk e minimizon shtetësinë e Kosovës ndërsa prioritet i Qeverisë mbetet anëtarësimi në organizata të tilla.

“Kishim mbështetje të madhe ndërsa kjo çështje u keqkuptua nga Serbia”, ka thënë ai, njofton Klan Kosova.

Thaçi gjithashtu ka thënë se kjo situatë është goditje për rajonin ndërsa ai ka treguar se votat tregojnë se ne kemi fituar kundër Serbisë.

Ai nuk ka lënë pa përmendur edhe faktin se Kuvendi është ballafaquar  me bllokadë  dhe dhunë opozitare e kjo sipas tij ka ndikuar gjatë muajve të lotimit.

“Është dashur të shpjegohet te njerëzit bllokada dhe situata” ka përfunduar ai.