Thaçi viziton Maltën - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Thaçi viziton Maltën

NULL NULL
31/05/2015

Hashim Thaçi, zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, ka udhëtuar sot për një vizitë zyrtare në Republikën e Maltës, njofton sajti zyrtar i Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Thaçi në Maltë do të takohet me homologun e tij ministrin e Punëve të Jashtme, George W. Vella, kryetaren Marie-Louise Coleiro Preca, ministrin e Punëve të Brendshme dhe të Sigurisë Kombëtare, Carmelo Abela, dhe kryeparlamentarin Anġlu Farrugia, transmeton Klan Kosova.

Zëvendëskryeministri Thaçi, në takimet me zyrtarët më të lartë shtetërorë maltezë, do të kërkojë mbështetjen e këtij vendi anëtar të Bashkimit Evropian për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe liberalizimin sa më të shpejtë të vizave për qytetarët e Kosovës.