Thaçi: Veseli viktimë e maskarallëkut, ai shquhet për pastërtinë dhe moralin NULL NULL 24.05.2019 13:44 24.05.2019 13:44 Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se Kryeparlamentari Kadri Veseli është viktimë e mashtrimeve dhe përgojimeve të emrave të personaliteteve publike që po bëhet tash e një kohë të gjatë. Ai ka thënë se Veseli shquhet për pastërtinë dhe etikën e punës së tij, transmeton Klan Kosova. “Unë nuk mund të flas në emër të asnjë partie politike pasi që jam Presidenti i vendit. Drejtësia duhet ta kryejë punën e vet”. “Unë jam i tmerruar me mashtrimet, përgojimet dhe keqpërdorimet e emrave të personaliteteve publike tash e një kohë të gjatë. Kësaj radhe është përgojuar edhe emri Kryetarit të Parlamentit, Kadri Veselit, i cili shquhet për pastërtinë, moralin dhe etiken e tij të punës”. “Organet e drejtësisë duhet ta kryejnë punën e vet. Nga ajo që mund të shihet deri më tani dhe që është konstatuar nga të gjithë, Veseli është vetëm një viktimë e këtij maskarallëku”. Për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje, ndiqni kronikën e përgatitur nga Klan Kosova. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024