Thaçi: Do ta respektojë Kushtetutën – i mbetet Kurtit ta bëjë hapin

Thaçi: Do ta respektojë Kushtetutën – i mbetet Kurtit ta bëjë hapin

8 muaj më parë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pas takimit që ka zhvilluar me ish-ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka bërë një prononcim para gazetarëve.

Ai ka thënë se sa i përket zhvillimeve politike në Kosovë, respektivisht formimit të Qeverisë pas zgjedhjeve të 6 tetorit, do ta respektojë ligjin dhe Kushtetutën; ndërsa kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, i mbetet që ta bëjë hapin, njofton Klan Kosova.

“Është në vullnetin e spektrit politik që ta përmbyllë këtë proces sa më shpejt që është e mundur”.

“Unë do ta respektojë ligjin dhe Kushtetutën – i mbetet kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, që ta bëjë hapin”.

“Në këtë drejtim ka qenë edhe takimi ynë [me Kurtin] i cili ka premtuar se në ditët vijuese do ta pranojë në kuptimin juridik përgjegjësinë e mandatarit për themelimin e Qeverisë”.

“Kaluam një kohë të gjatë dhe njerëzit janë duke pritur. Koha po kalon; prandaj unë si President i vendit, duke parë angazhimet e Kurtit, i cili ka qenë kandidat për kryeministër, e kam nënshkruar vendimin për mandatarin duke menduar se ai do ta pranojë”.

“Ai nominim ende është në tryezën time, dhe pres që Kurti ta pranojë atë ose ta refuzojë”.

klankosova.tv