16:16, 15 Prill 2019

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se në takimet e ndara të sotme me presidentin e Këshillit Europian Donald Tusk si dhe komisionerin për Zgjerim Johannes Hahn, ka diskutuar problematikën e zbarritjes së procesit të liberalizimit të vizave.

Më shumë detaje rreth takimit, Thaçi ka ndarë edhe përmes llogarisë së tij në facebook, postim të cilin mund ta lexoni më poshtë:

”Republika e Kosovës e ka orientim strategjik Bashkimin Evropian. Në takimet e sotme me presidentin Tusk dhe komisionerin Hahn në Bruksel, ritheksova se zvarritja e vendimit për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë është e pakuptimtë dhe e papranueshme. Bashkimi Evropian, pa vonesa të tjera, duhet ta marrë vendimin për heqjen e vizave dhe duhet ta përshpejtojë rrugëtimin e Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane. Status Quo-ja dhe mosmarrëveshjet ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor tejkalohen vetëm me lidership dhe vizion të qartë të Bashkimit Evropian për tërë rajonin tonë. HTH”

Konkurs Pune

Lexo më shumë