Thaçi thotë se e mbështet fuqishëm ekipin negociator NULL NULL 05.09.2018 11:30 05.09.2018 11:30 Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, tha se e mbështet fuqishëm ekipin negociator të themeluar nga Qeveria, njofton Klan Kosova. ‘Sa i përket themelimit të ekipit negociator të Qeverisë së Kosovës, e mbështes fuqishëm. Është ide e mirë dhe është në kornizat e kushtetutës së Kosovës dhe koordinim i plotë’. Qeveria e Kosovës ditë më parë ka krijuar këtë ekip për të dialoguar me Serbinë në krye të së cilit është ekipi ka caktuar zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj e si zëvendës i tij do të jetë Enver Hoxhaj. Pos tyre në këtë ekip do të jenë edhe Dardan Gashi, Behgjet Pacolli, Mahir Jagcilar dhe Avni Arifi. Për ta miratuar këtë ekip edhe sot në orën 14:00 do të mblidhet Kuvendi i Kosovës, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 2 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 2 orë më parë