Thaçi takon kryeparlamentarin e Maltës NULL NULL 02/06/2015 02/06/2015 Ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, ka vazhduar takimet bilaterale në Republikën e Maltës. Në ditën e dytë të vizitës zyrtare, Thaçi ka zhvilluar një takim edhe me kryeparlamentarin e Maltës, Anġlu Farrugia, me të cilin ka biseduar për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërshtetëror në diplomacinë parlamentare. Thaçi dhe Anġlu theksuan se parlamentet e të dy shteteve kanë themeluar komisione parlamentare, që nuk gjenden shpesh as në parlamentet e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian. Ata u shprehën se është e rëndësishme që të rritet bashkëpunimin në mes të dy parlamenteve, e posaçërisht të shkëmbehen përvojat në nivel të parlamenteve dhe komisioneve parlamentare, dhe nënvizuan rëndësinë e rolit të kuvendit në mbikëqyrjen e financave publike dhe përgjegjësive publike. Ndër të tjera, kryediplomati kosovar gjatë ditës është takuar edhe me ministrin e punëve të brendshme të këtij shteti,transmeton Klan Kosova.