Thaçi takon Ashton dhe Wisner: Gjithmonë mirënjohës për rolin e tyre NULL NULL 06.12.2019 14:05 06.12.2019 14:05 Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar sot në Berlin, ish ambasadorin amerikan, Frank Wisner dhe ish shefen për Politikë të Jashtme të BE-së, Catherine Ashton. “Gjithmonë kënaqësi takimet me ambasadorin Frank Wisner, ish i dërguar i posaçëm i Amerikës në bisedimet e vitit 2005-2006, si dhe me ish-përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, baroneshën Catherine Ashton, e cila lehtësoi arritjen e marrëveshjes së vitit 2013”. “Të dyja proceset ishin të rëndësishme për jetësimin e aspiratës për pavarësi dhe për konsolidim të shtetësisë sonë”, ka shkruar Thaçi në Facebook, transmeton Klan Kosova. “Kosova gjithmonë ka përfituar nga urtësia dhe pozicionimi i qartë përkrah aleatëve strategjikë. Gjithmonë mirënjohës për rolin e tyre”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Bulliqi bën homazhe në 25-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu 56 minuta më parë
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 3 orë më parë