10:11, 8 Prill 2020

Presidenti Hashim Thaçi ka uruar komunitetin rom me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të tyre.

“Në Republikën e Kosovës komuniteti rom luan rol të rëndësishëm dhe është pjesë aktive e jetës politike dhe institucionale”.

“Si shoqëri dhe si shtet ne krenohemi me komunitetin rom, ashtu si me të gjitha komunitetet tjera, që janë pasuri e shoqërisë sonë. Ashtu si deri tani, do të angazhohemi edhe më shumë për avancimin dhe integrimin e komunitetit rom në çdo sferë të jetës sonë’, ka shkruar ai në Facebook, transmeton Klan Kosova.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë