Thaçi shtrihet në Klinikën e Urologjisë - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Thaçi shtrihet në Klinikën e Urologjisë

NULL NULL
20/04/2020

Presidenti Hashim Thaçi, pas shqetësimeve të shfaqura nga gurët në veshkë, sot ka shkuar për një kontroll në Emergjencën e QKUK-së dhe më pas është shtrirë në Klinikën e Urologjisë ku po trajtohet nga personeli mjekësor profesional.

I pari i vendit ka shprehur mirënjohje për kujdesin e treguar nga i tërë personeli shëndetësor i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, njofton Klan Kosova.

“Gjendja shëndetësore e Presidentit të Republikës së Kosovës është stabile dhe Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës do t’iu mbajë të informuar lidhur me trajtimin që është duke marrë presidenti Thaçi”, thuhet në njoftimin e Presidencës.