Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Thaçi: Serbinë do ta padisim për krime gjenocidale

NULL NULL
30.04.2015 16:52

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për të përditshmen austriake Der Standard ka theksuar se Kosova është duke shqyrtuar disa mundësi për të paditur Serbinë për krimet gjenocidiale në Kosovë.

Sipas tij, ka shumë shqiptarë që kanë përgatitur dosje dhe dëshirojnë ta padisin Serbinë për dëmet e luftës, duke e bërë përgjegjëse Qeverinë e Serbisë të viteve të 90’ta për shkatërrimin e 65% të pronës private të kosovarëve.

“Ekziston edhe mundësia e adresimit të përgjegjësisë në Hagë”, ka shtuar ai.

Sipas Thaçit, Serbia është mirë t’u kërkojë falje familjarëve të viktimave, sikurse ishte rasti i Republikës Jug-afrikane.

“Duke parë që në Serbi ende nuk ka vullnet për të kërkuar falje, ne duhet të gjejmë mënyra ta dokumentojmë historinë dhe të gjejmë sadopak ngushëllim për familjet e mbi 10 mijë të vrarëve dhe 20 mijë grave të dhunuara, duke përdorur instrumentet ligjore”, ka shtuar ai.

Thaçi për “Der Standard” ka thënë se ende po diskutohet me aleatët dhe juristët se si të procedohet kërkesa e Kosovës për gjetjen e përgjigjeve se kush ishin vrasësit serbë të 1999-ës.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.