Thaçi pranon kredencialet e ambasadorit jorezident të Guineas për Kosovën NULL NULL 20.02.2020 14:48 20.02.2020 14:48 Presidenti, Hashim Thaçi, ka pranuar sot kredencialet e Ambasadorit të Guineas, Diallo Mamadou Siradiou, ambasador jo-rezident për Kosovë. Duke e uruar për punën e re, presidenti Thaçi është shprehur i gëzuar që Republika e Guineas për herë të parë ka emëruar ambasador për Republikën e Kosovës. “E mirëpres avancimin e marrëdhënieve tona bilaterale dhe mbështes çdo thellim të bashkëpunimit dhe të afirmimit të Kosovës në Guinea dhe në tërë rajonin tuaj”, u shpreh Thaçi. Ambasadori Siradiou ka përcjellë urimet e presidentit Alpha Condé të Republikës së Guineas dhe është shprehur i gëzuar për detyrën e re që ka marrë, duke shtuar se do të kërkojë mundësi për ta çuar përpara këtë bashkëpunim. Presidenti Thaçi e ka falënderuar për njohjen e Kosovës nga Republika e Guineas dhe për përkrahjen që kjo republikë i ka dhënë Kosovës në organizatat dhe forumet ndërkombëtare. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 3 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 3 orë më parë