Thaçi përkujton masakrën e Abrisë: Ende askush nuk është dënuar NULL NULL 26.09.2020 14:56 26.09.2020 14:56 Kosovo president Hashim Thaci gestures during a press conference in Kosovo capital Pristina on Monday, Jan. 21, 2019. Kosovo president says he will respond positively if summoned by a European Union-funded court investigating crimes against ethnic Serbs during and after the 1998-99 independence war with Serbia. (AP Photo/Visar Kryeziu) Në 22 vjetorin e masakrës së Abrisë të Epërme, Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka kujtuar 23 anëtarët e rënë të familjes Deliu. Sipas tij, kjo masakër hyn në mesin e rreth 400 masakrave të shtetit të Serbisë që i bëri mbi popullsinë shqiptare, për të cilat ende askush nuk është dënuar, njofton Klan Kosova. Më poshtë postimi i plotë i tij: “Më 26 shtator 1998, forcat ushtarako-policore serbe masakruan 23 anëtarë të familjes Deliu në Abri të Epërme, në mesin e tyre gra, fëmijë e pleq. Masakra në Abri të Epërme është një prej rreth 400 masakrave të shtetit të Serbisë mbi popullsinë shqiptare, për të cilat ende askush nuk është dënuar. Themelet e shtetit të Kosovës janë ndërtuar mbi sakrificën e heronjve, dëshmorëve dhe martirëve tanë. Kujtimi dhe nderimi i tyre është i përjetshëm”. Më 26 shtator 1998, forcat ushtarako-policore serbe masakruan 23 anëtarë të familjes Deliu në Abri të Epërme, në… Publiée par Hashim Thaçi sur Samedi 26 septembre 2020 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 12 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 12 orë më parë