Thaçi: Për marrëveshjen me Serbinë garanci e kemi Amerikën NULL NULL 20.02.2019 10:20 20.02.2019 10:20 Presidenti Hashim Thaçi, ka thënë se dialogu për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë është i pashmangshëm. “Duam që një herë e përgjithmonë ta qartësojmë raportin tonë me Serbinë që mund të arrihet vetëm përmes dialogut që ka mbështetje të SHBA-së dhe BE-së. Ka ardhur koha që armiqësia të lihet pas. Nëse sivjet nuk arrihet marrëveshja do të hyjmë në zonë të rrezikshme që mund ta destabilizojnë gjithë rajonin”, ka thënë Thaçi, njofton Klan Kosova. Këto ditë në letrat e Trump dhe Pompeo kemi marrë garanci më të qarta se marrëveshja me Serbinë nënkupton njohjen reciproke. Nuk mund të kemi garanci më të madhe se fjalët dhe zotimi i Administratës së SHBA-së për këtë”. “Njohja e Kosovës nga Serbia pas asnjë diskutim dhe kusht do të ishte konkludimi më i drejtë, por në politikë e drejta rrallë ngadhënjim. Na presim bisedime jo të lehta në Bruksel”, ka thënë Presidenti në Konferencë e organizuar nga Instituti Ridea me temë “Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Zëvendësministri Ahmeti takohet me Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë, flasin për thellimin e bashkëpunimit 14 minuta më parë
Kosova Bulliqi e liron nga detyra drejtorin e DKRS-së, thotë se Balaj do të vazhdojë me angazhime të tjera 21 minuta më parë