23:30, 26 Mars 2020

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka falënderuar treshen amerikane, Richard Grenell, Matthew Palmer dhe Philipp Kosnett për deklarimin e përbashkët, ku thuhet se s’ka kurrfarë plani sekret për shkëmbim territorial Kosovë-Serbi.

“Faleminderit për këtë qëndrim sigurues. Duhet ta përdorim momentumin dhe mbështetjen e SHBA-së për rinisje të dialogut dhe arritje të marrëveshjes përfundimtare, njohje të ndërsjellë dhe anëtarësim në OKB”, ka thënë Thaçi përmes Twitter, transmeton Klan Kosova.

“Lajmet e rreme dhe spekulimet janë kërcënim i përhershëm për këtë synim”.

SHBA: Nuk ka plan të fshehtë për shkëmbim territorial Kosovë-Serbi

Konkurs Pune

Lexo më shumë