Thaçi para takimit me Mogherinin: Kosova e barabartë me shtetet tjera në Samitin e Sofjes NULL NULL 16.05.2018 17:46 16.05.2018 17:46 Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në këto momente do të hyjë në takim me Shefen për Politike të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, njofton Klan Kosova. “Besoj se është një takim i rëndësishëm dhe pjesëmarrja e Kosovës është e një rëndësie të jashtëzakonishme historike”. “Trajtimi i Kosovës është i barabartë me të gjitha vendet tjera të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Thaçi ekskluzivisht për Info Magazine. “Është rrugëtim i sigurt për shtetin tonë. Kosova me hapat që po ndërmerr tregon se është një shtet stabil, shtet i progresit dhe reformave”. “Në Samitin e Sofjes, Ballkani i Perëndimit dhe Kosova do të jenë në fokus”. Sa i përket raporteve me Serbinë në këtë samit, Thaçi ka thënë se do të kenë raporte konstruktive dhe do ta dërgojnë mesazhin se Kosova është e përgatitur për fazën përfundimtare të dialogut, pajtimin dhe arritjen e një marrëveshjeje të obligueshme, që do të nënkuptonte anëtarësimin e Kosovës në OKB. Në Samitin e Sofjes përveç liderëve kryesorë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, pjesëmarrës do të jenë edhe krerët e vendeve më të fuqishme të BE-së, si Gjermania dhe Franca. Nga Kosova për në Bullgari kanë udhëtuar Presidenti Hashim Thaçi, Kryeministri Ramush Haradinaj, Ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli./Klan Kosova/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Çitaku për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të PDK-së: Zonja për të cilat ka nevojë Kosova 3 orë më parë
Kosova Suspendohet zyrtari policor, dyshohet se kontrabandoi mallra në vlerë mbi 4 mijë euro 3 orë më parë