Thaçi: Nuk ka ndarje të Kosovës, e as biseda për Gazivodën e Veriun - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Thaçi: Nuk ka ndarje të Kosovës, e as biseda për Gazivodën e Veriun

NULL NULL
05/09/2018

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka dhënë sqarime shtesë në lidhje me zhvillimet e fundit që kanë të bëjnë me atë që ai i ka quajtur korrigjimin e kufijve.

“Njohja reciproke mund të përcillet me korrigjimin e kufirit në mes të Kosovës dhe Serbisë, pra nuk do të ketë ndarje të Kosovës, nuk do të ketë shkëputje të pjesës veriore të Kosovës, nuk do të ketë Srpska Republikë në Kosovë dhe në asnjë rrethanë nuk do të bisedojmë për Liqenin e Gazivodës”, deklaroi Thaçi gjatë debatit të organizuar nga KDI-ja.

“Së pari, ne si Kosovë synojmë një marrëveshje të përhershme përfundimtare me Serbinë dhe jo një kalimtare që i shtyn gjërat për disa vite. Së dyti, është njohja formale reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë, dhe se treti, ne synojmë që përmes njohjes të na hapet mundësia që të bëhemi shtet anëtar i Kombeve të Bashkuara, në NATO, etj”.

“Ky proces do të shënonte fundin e një konflikti të gjatë në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe jo fillimin e një konflikti të ri. Koha e luftës ka përfunduar”.

“Fundi i konfliktit do të konstatohet duke vënë kufirin e qartë. Një marrëveshje e tillë në mes nesh dhe Serbisë do të jetë kontribut për paqe she stabilitet për këtë pjesë të Ballkanit”.

“Do të ecim përpara në koordinim me ju dhe me partnerët ndërkombëtarë. Personalisht shoh dritë në fund të tunelit për një shpresë të vogël duhet të punojmë që kjo të realizohet. E di që ka kundërshtarë për marrëveshjen përfundimtare si në Kosovë si në Beograd. Të panjohurat dhe konfuzionet do t’i bëjmë të njohura. Një prej rreziqeve është refuzimi i bisedimeve me fakte dhe argumente.  Ju mirëpres që të bisedojmë për tema që t’i informojmë sa më mirë qytetarët e Kosovës”.

Thaçi edhe njëherë e ritheksoi se me korrigjim të kufijve nuk do të ketë ndarje, nuk do të ketë shkëmbim dhe nuk do të krijohet Srpska.

“Korrigjim i kufirit PO, e theksoj në mënyrë të hapur. Në kuadër të demarkimit me Serbinë të përfshihet në territor edhe Presheva, Medvegja dhe Bujanovci si tërësi”.

“Nuk do të lejoj që në emër të rrezikut për Preshevë, Bujanovc të flitet për ndarje, shkëmbim apo Republika Srpska. Nuk do të lejoj as diskutim për ndarje apo për shkëmbim, sikur që nuk do të lejoj asociacion me kompetenca ekzekutive”, përfundoi Thaçi.