21:53, 14 Mars 2019

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se delegacioni shtetëror i Kosovës e ka për detyrë ta respektojë Platformën e Dialogut mes Kosovës e Serbisë.

Por, Thaçi në Zonën e Debatit tha që nuk do të ishte mëkat nëse ai – si udhëheqës i dialogut – do të dilte përtej kësaj platforme me qëllim të bashkëngjitjes së Luginës së Preshevës me Kosovën, njofton Klan Kosova.

”Nëse delegacioni i Kosovës e realizon këtë aspiratë [bashkëngjitjen e Luginës së Preshevës], do të isha shumë i lumtur sepse është kauzë e jona dhe s’ka të drejtë askush ta mohojë”.

”Ndihem shumë krenar me sensibilizimin e kauzës për bashkëngjitjen e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me Kosovën”.

”Nuk është ndonjë mëkat nëse unë shkoj përtej platformës së Kuvendit të Kosovës për bashkimin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit”.

”Synimi për Luginën e Preshevës është kauzë përtej rezolutës së Kuvendit të Kosovës, por nuk ka njohje reciproke pa përcaktim të kufijve”.

”Kjo çështje flitet për herë të parë edhe në Bashkimin Europian, Këshillin e Sigurimit dhe në rrafshin e gjerë ndërkombëtarë”.

”Bashkëngjitja e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit me Kosovën është më e lehtë sesa që e patëm luftën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.

 

 

 

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë