Thaçi: Nuk e pëlqej fare Vuçiqin NULL NULL 05.09.2018 11:43 05.09.2018 11:43 Në debatin e organizuar nga KDI-ja, Presidenti Thaçi para të pranishmëve dhe mediave deklaroi se takimet me përfaqësuesin e Serbisë nuk janë aspak të lehta. “Unë nuk e pëlqej fare Vuçiqin, por është i zgjedhuri i popullit serb. As ai nuk e besoj fort se ka ndonjë pëlqim për Presidentin e Kosovës, mirëpo jemi te zgjedhurit e dy vendeve dhe duhet të ulemi të bisedojmë për arritjen e marrëveshjeve për të dyja vendet”. Thaçi sqaroi edhe rreth marrëveshjes që synohet të arrihet me shtetin fqinj: “Marrëveshja do ta ketë shpirtin euroatlantik. Synojmë një marrëveshje të vullnetit të lirë, paqësore, që do të jetë mirë edhe për Kosovën edhe për Serbinë, çka ka të keqe këtu”. “Do të jenë 400 kilometra të kufirit që do të demarkohen në mes te Kosovës dhe Serbisë. Korrigjimi i kufijve e shpëton Kosovën nga ndarja, shkëmbimi, themelimi i Republika Srpska”, ka përfunduar Thaçi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 14 orë më parë