Thaçi: Një fitore që i jep gjallëri edhe më shumë ëndrrës sonë për kualifikim NULL NULL 14.10.2019 22:48 14.10.2019 22:48 Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se fitorja e Kosovës sonte ndaj Malit të Zi në Stadiumin “Fadil Vokrri” ka një rëndësi shumë të madhe. Ai ka falënderuar djemtë e Kombëtares së Kosovës për të gjitha emocionet dhe krenarinë. “Një fitore shumë e rëndësishme për Kosovën, që i jep gjallëri edhe më shumë ëndrrës sonë për kualifikim. Një lojë e mrekullueshme e djemve tanë, me të cilët çdo gjë duket më e lehtë në fushën e gjelbër. Faleminderit që po na jepni kaq shumë emocione dhe po na bëni kaq shumë krenarë! HTH”, ka shkruar ai në Facebook. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024