Thaçi nga Rambuje shkoi në Slloveni ta merrte miratimin e Demaçit për nënshkrim NULL NULL 04.04.2023 10:28 04.04.2023 10:28 Avokati i Hashim Thaçit, Gregory Kehoe, ka thënë se klienti i tij nuk ishte ai që mund të vendoste vetë që ta nënshkruante Marrëveshjen e Rambujesë më 1999. Ai ka thënë se derisa Thaçi ka qenë në Rambuje të Francës, e kishte lënë konferencën për ta marrë miratimin e Adem Demaçit, përfaqësuesit politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Aftësia e Thaçit që ta nënshkruante marrëveshjen vihej në dyshim nga një sërë faktorësh. Duhej të ekzistonte njëfarë aprovimi nga Adem Demaçi që ishte autoritet supreme politik i UÇK”, është shprehur Kehoe, njofton KlanKosova.tv. “Thaçi u largua gjatë konferencës për të shkuar në Slloveni që ta merrte miratimin e Demaçit. Ish-sekretarja amerikane, Madeliene Albright, i bëri thirrje Demaçit që ai ta mbështeste Rambujesë, por ai ishte kundër sepse nuk përfshinte pavarësinë e Kosovës”. Kehoe ka theksuar se Thaçi më pastaj u përball me presion të madh ndërkombëtar. “Albright i tha atij ‘gjimnazist’ të cilin e kishte qortuar”. Në fjalën e tij, Kehoe ka thënë se Thaci për nënshkrim kishte marrë miratimin e komandantëve të zonave. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
Gjykimi Special Specialja i çon në Hagë gazetarët kosovarë, “i trajnon” si të raportojnë për gjyqin! 1 month