Thaçi nesër shkon në Luksemburg NULL NULL 02.05.2015 20:32 02.05.2015 20:32 Hashim Thaçi nesër pritet të udhëtojë për një vizitë zyrtare në Luksemburg. Ministri Thaçi atje do të takohet me presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, njëherësh edhe ministër i Jashtëm, nuk ka të ndalur në fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale me shtetet e BE’së. Ai nesër do të udhëtojë për vizitë zyrtare në shtetin e njeriut më me ndikim në BE, presidentit të Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker, në Luksemburg. Thaçi gjatë vizitës së tij njëditore atje do ta takojë edhe homologun e tij, zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, Jean Asselborn dhe ministrin e Bashkëpunimit dhe Aksionit Humanitar të Luksemburgut, Romain Schneider. Vizita e Thaçit në Luksemburg, ndërlidhet me diplomacinë ekonomike, pasi që Luksemburgu është njëri prej shteteve më të pasura në Evropë dhe se Qeveria e Dukatës së Madhe të Luksemburgut ka shprehur gatishmëri që Kosovën ta mbështes me disa projekte për furnizim me ujë të qëndrueshëm, në bashkëfinancim më Qeverinë e Kosovës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.