11:16, 23 Korrik 2019

Presidenti Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin e Norvegjisë, Per Strand Sjaastad.

Thaçi ka falënderuar ambasadorin Sjaastad për punën e tij dhe mbështetjen e vazhdueshme të Norvegjisë në të gjitha fushat.

“Me projekte dhe investime konkrete, Norvegjia ka ndihmuar Kosovën në forcimin e institucioneve, subjektivitetit ndërkombëtar dhe zhvillimit ekonomik të Kosovës”, ka shtuar ai.

Nga ana tjetër, ambasadori i Norvegjisë, Per Strand Sjaastad ka theksuar se Norvegjia edhe më tutje do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën, duke rritur shkëmbimin në të gjitha fushat.

Në fund, kreu i shtetit ka falënderuar ambasadorin norvegjez për kontributin në thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, duke i uruar suksese në postin e tij të ardhshëm.

Konkurs Pune

Lexo më shumë