“Jam këtu në këtë muzg veror edhe për të ritheksuar fuqishëm se dielli do të lindë përsëri”.

21:02, 11 Korrik 2020

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, është duke qëndruar në Prekaz, me ç’rast ka bërë nderime për bashkëluftëtarin dhe komandantin Adem Jashari.

Ai ka thënë se dielli do të lindë përsëri, njofton Klan Kosova.

“Jam sonte këtu në Prekaz për të bërë nderime për bashkëluftëtarin dhe komandantin Adem Jashari. Për t’u bërë nderime të gjithë luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, heronjve të kombit. Jam këtu në këtë muzg veror edhe për të ritheksuar fuqishëm se dielli do të lindë përsëri”.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë