Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Thaçi në Paris flet për ushtrinë, konfirmon vendimin për themelimin e saj

NULL NULL
12.11.2018 10:03

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka dy ditë që është duke qëndruar në Francë.

Në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Paris për ceremoninë e 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore në Paris, presidenti Thaçi ka zgjedhur të flas edhe për themelimin e ushtrisë së Kosovës, njofton Klan Kosova.

Në një prononcim të tij për shtypin francez, ai ka konfirmuar se Kosova tashmë ka vendimin për ta krijuar ushtrinë e saj, derisa u ka bërë të ditur se edhe është takuar me Angela Merkel.

Sipas shtypit francez, përveç mos-pajtimeve të mëparshme mes Kosovës e Serbisë edhe krijimi i ushtrisë do të bëhet një tjetër mosmarrëveshje mes dy palëve.

AFP shkruan se ky vendim ka provokuar zemërimin nga pakica etnike serbe e Kosovës, si dhe nga Serbia.

NATO, e cila udhëheq një forcë ushtarake që garanton sigurinë e Kosovës ka shprehur gjithashtu rezerva serioze thekson media franceze, njofton Klan Kosova.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.