Thaçi në Maltë kërkon përkrahje për vizat NULL NULL 01.06.2015 16:59 01.06.2015 16:59 Ministri i jashtëm, Hashim Thaçi gjatë vizitës së tij në Maltë është takuar me homologun e tij George W. Vella, me të cilin ka diskutuar thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror. Sipas një njoftimi të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Thaçi e njoftoi Vella për konsolidimin e jashtëm të Kosovës dhe për angazhimin për t’u anëtarësuar në organizata rajonale dhe ndërkombëtare si UNESCO, Interpol dhe Këshill të Evropës. Më tej shtohet se homologun e tij maltez Thaçi e njoftoi edhe për dialogun me Serbinë dhe për rolin konstruktiv të Kosovës në rajon dhe botë. “Kosova është shembull për mbarë globin se si duhet të punohet në pajtim dhe bashkëpunim”, ka thënë Thaçi, duke theksuar bashkëpunimin e mirë që ka Kosova edhe me shtetet që ende nuk e kanë njohur. “Kosova është lavdëruar edhe në mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për qëndrimin konstruktiv në raport me zhvillimet e fundit në Maqedoni. Aspirata jonë është anëtarësimi në BE dhe NATO, sepse BE-në e synojmë si bashkësi vlerash të cilat dëshiron t’i promovojë dhe kultivojë edhe shoqëria kosovare”, i ka thënë Thaçi, kryediplomatit maltez. Duke folur për bashkëpunimin bilateral Kosovë-Maltë, Thaçi dhe Vella kanë theksuar edhe rëndësinë e avancimit të mëtejmë të marrëdhënieve ndërshtetërore në të gjithë sektorët dhe jo vetëm në rrafshin politik, por se prioritare në këtë fazë gjithsesi mbesin përkrahja për nënshkrimin e MSA-së, teksti i së cilës është pranuar dhe pritet që brenda këtij muaji edhe të nënshkruhet, si dhe mbështetja për marrjen e rekomandimit për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 3 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 3 orë më parë