Thaçi në Ditën e Eksodit: Serbia ka lartësuar fajtorët dhe drejtësia ndërkombëtare ka heshtur NULL NULL 16/04/2020 16/04/2020 Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë në Ditën e Eksodit të shqiptarëve të Kosovës se drejtësia ndërkombëtare ka heshtur para të bëmave të Serbisë. “21 vjet më parë mbi një milion shqiptarë ishin të detyruar që të largoheshin nga Kosova. 11 mijë civilë dhe 1 mijë e 300 fëmijë janë vrarë, 20 mijë gra janë dhunuar dhe janë kryer 400 maskara nga Serbia”, ka shkruar ai në Twitter, transmeton Klan Kosova. “Përkujtojmë të gjithë ata”. “Fajtorët ende janë të lirë dhe Serbia i ka lartësuar si heronj, përderisa drejtësia ndërkombëtare qëndron e heshtur”.
Kosova Supremja refuzon në tërësi kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të parashtruar nga mbrojtja e Veselit 6 minuta më parë