13:49, 21 Shkurt 2020

Për ndër të figurës së heroit Shaban Polluza, nën patronatin e Presidentit të  Republikës së Kosovës është mbajtur një akademi përkujtimore.

Në këtë akademi që filloi me një minutë heshtje dhe me antonimin e himnit kombëtar dhe atij shtetëror, presidenti Thaçi vlerësoi angazhimin, jetën dhe veprën e heroit Shaban Polluzha për lirinë e vendit.

Ai tha se rreshtimi në vlerat demokratike dhe civilizuese, radhitja në bllokun antifashist ishte shpresë në vullnetin e qytetarëve dhe ky vullnet u shpreh në konferencën e Bujanit.

“Shaban Polluzha zë vendin më të rëndësishëm të kombit. Ai shënohet si hero në kujtesën e secilit. Mbrojti interesat e kombit. Gjysmë shekull me vonë bijtë dhe bijat krijuan ushtrinë e Kosovës. Vizionin tonë për liri e kuptoi bota demokratike dhe NATO. Pa luftën e tij dhe bashkëluftëtarëve të tij nuk do të ndodhnin as rezistencat, si lëvizja për liri, demonstrata e viti 68 dhe nuk do të ndodhte fare liria dhe hapja e bashkimit kombëtar. Sot do të ndajmë çmimin Hero komandantit Shaban Polluzha”, tha ai.

Ndërkaq, historiani Maren Lengverli foli për aktivitetin e Polluzhës dhe vrasjen e tij. Ai tha se Shaban Polluzha diti të orientojë drejt aspiratat e kombit dhe u sakrifikua për to, pasi që e dinte fundin që e priste por nuk hezitoi drejt flijimit.

“Kjo është rruga e burrave të mëdhenj. Pak para se ta likuidonin Shabanin kur e pyeten se fituan ai dhe shokët e tij, u përgjigj: bëmë detyrën. Në prag të Luftës së Dytë shqiptarët ishin keqtrajtuar dhe ishin përgjysmuar dhe për tre dekada nuk patën shansin të rikuperonin asgjë. Klima e acartë e kishte zbrazur Kosovën dhe u kishte hequr pronësinë për 200 mijë hektarë. Në këtë qëndresë kishte spikatur Drenica, dhe ishte aktivizuar Shaban Polluzha. Shqiptarët humbën jo vetëm numerikisht por edhe besimin për një jetesë normale”, tha ai, raporton EO.

Shaban Polluzha vdiq në Tërstenik të Drenicës, 75 vjet më parë. Në këtë akademi përkujtimore po marrin pjesë familja Polluza, kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe deputetë të tjerë.

Konkurs Pune

Lexo më shumë