Thaçi: Na duhet mbështetje në rrugën evropiane - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Thaçi: Na duhet mbështetje në rrugën evropiane

NULL NULL
04.05.2015 14:59
Në takimin me homologun e tij luksemburgas, Jean Asselborn, zv.kryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, kërkoi mbështetje në rrugën e Kosovës drejt anëtarsimit në mekanizmat e BE-së.

Zëvendëskryeministri Thaçi vlerësoi përkrahjen e Luksemburgut dhe interesimin personal të zëvendëskryeministrit Asselborn për konsolidimin e shtetit të Kosovës në planin e brendshëm, me integrimin e pjesës veriore të vendit, si dhe në atë të jashtëm përmes anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

“Ne po e thellojmë bashkëpunimin me vendet fqinje dhe shteti kosovar po vazhdon të dëshmohet konstruktiv në dialogun me Serbinë në Bruksel. Kosova dhe Luksemburgu kanë bashkëpunim të mirë në pengimin e imigrimit ilegal dhe se Qeveria e Kosovës është treguar e suksesshme në ndërprerjen e valës së imigrantëve ilegalë dhe rrugëve të trafikimit të njerëzve”, ka thënë Thaçi.
Zëvendëskryeministri Thaçi, homologut të tij në Luksemburg, Jean Asselborn, i ka kërkuar përkrahje për MSA-në, për përshpejtimin e procedurave për liberalizimin e vizave dhe për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe UNESCO.