Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Thaçi mungon edhe sot, konferenca për ecurinë e çështjes mbahet pa të

NULL NULL
19.02.2025 11:51

Ish-drejtori politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi për arsye shëndetësore as sot nuk është parë prezent në konferencën mbi ecurinë e çështjes së gjyqit ndaj tij dhe të tjerëve në Hagë.

Thaçi nuk ishte i pranishëm fare në sallën e gjyqit virtual, anise tre të akuzuarit tjerë u panë pjesë e video-lidhjes, transmeton klankosova.tv.

Zyra e Prokurorit të Specializuar njoftoi se pas 4 prillit 2025 nuk do të thërras asnjë dëshmitar në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Kjo u bë e ditur nga prokurori Matt Halling në konferencën e sotme.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme