Thaçi: Me rënien e Murit të Berlinit u sprovua epërsia demokracisë përballë komunizmit NULL NULL 09.11.2019 09:57 09.11.2019 09:57 Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se ndarja e Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore ishte plagë e hapur në Evropë. Ai ka shtuar se Muri i Berlinit u bë simbol ku kufizoheshin bota e demokracisë perëndimore dhe ajo e diktaturës lindore, njofton Klan Kosova. “Rrëzimi i këtij muri 30 vjet më parë, ishte fundi i luftës së ftohtë, rënie e Perdes së Hekurt dhe bashkim i Gjermanisë”. “Me rënien e Murit të Berlinit u sprovua epërsia e sistemit demokratik përballë atij komunist. Era e lirisë dhe demokracisë u përhap rrufeshëm në Evropën Lindore, por edhe në Ballkan”. “Bashkimi i Gjermanisë ishte fitorja më e madhe politike paqësore në Evropë, pas Luftës së Dytë Botërore. Urime kombit gjerman”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024