Thaçi: Marrëveshja me Serbinë pritet të përfundojë pranverën e ardhshme - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Thaçi: Marrëveshja me Serbinë pritet të përfundojë pranverën e ardhshme

NULL NULL
05/09/2018

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, gjatë debatit me shoqërinë civile, tha se synohet që marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, të përfundojë në pjesën e parë të pranverës së ardhshme, njofton Klan Kosova.

‘Nuk ka periudhë të caktuar për arritjen e marrëveshjes, por synohet që deri në pjesën e parë të pranverës së ardhshme të arrihet. Do jetë vështirë, do ketë pengesa dhe do të jetë pothuajse e pamundur, por unë shpresoj, punoj dhe besoj që do të arrihet marrëveshja’.

Gjatë këtij debati, Thaçi ripërsëriti edhe njëherë se ‘pa shtetet e BE-së, me një Serbi që ende nuk e ka njohur shtetin e Kosovës, do të mbesim prapa në rrugën drejt BE-se dhe NATO-s’.