Thaçi: Marrëveshja e Ohrit, pikënisje e jetësimit të aspiratave të shqiptarëve NULL NULL 13/08/2019 13/08/2019 Sot janë bërë 18 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes së Ohrit – një kontratë shqiptaro-maqedonase për raportet e reja shoqëroro-politike dhe ndërtimin e mëtutjeshëm të shtetit të quajtur Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë – tash Maqedonia e Veriut. Këtë moment e ka kujtuar edhe Presidenti Hashim Thaçi. “Marrëveshja e Ohrit, e nënshkruar 18 vjet më parë, ishte pikënisje e jetësimit të aspiratave të shqiptarëve për trajtimin të barabartë dhe dinjitoz në Maqedoninë e Veriut”, ka shkruar ai në Facebook, njofton Klan Kosova. “Ndonëse implementimi i kësaj marrëveshjeje mori shumë kohë, ajo sot është garantuesi më i madh i stabilitetit në Maqedoninë e Veriut. Republika e Kosovës gjithmonë do të jetë partner strategjik i Maqedonisë së Veriut dhe faktor në ruajtjen e paqes në rajon”. klankosova.tv
Kosova Kurti e pret me lule Dua Lipën: Është koha t’i themi faleminderit për promovimin që i bëri Kosovës 17 minuta më parë
Kosova Sot gjashtë vjet Majlinda Kelmendi ia solli Kosovës medaljen e artë olimpike 20 minuta më parë
Kosova “Karvani i Diasporës”, zëvendësministri i MPJD-së bisedon me bashkatdhetarë prizrenas 24 minuta më parë