Lajmet e fundit
Gazetarja Ardiana Thaçi ka deklaruar mbrëmë në emisionin “Rubikon” të Klan Kosovës se, sipas saj, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk e ka prioritet krijimin e institucioneve të reja.
Thaçi ka thënë se Kurti, sipas vlerësimit të saj, deri më tani është marrë më shumë me krijimin e një narrative politike në funksion të zgjedhjeve të ardhshme, transmeton Klankosova.tv.
“Zotëri Kurti e kemi thënë prej fillimit, u tha edhe sot [mbrëmë], që nuk e ka mendjen me i kriju institucionet, thjesht deri më tani mendoj se ka qenë duke krijuar narrativën e tij për zgjedhjet e ardhshme”, është shprehur Thaçi.
Ajo ka komentuar edhe deklaratat e Kurtit lidhur me gjashtë deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës që refuzuan kandidatin për president, duke thënë se kjo, sipas saj, mund të jetë pjesë e narrativës që do të përdoret gjatë fushatës zgjedhore.
“Sot, deklaratën që e tha, ishte pothuajse një gjysmë narrative e krijuar, gjashtë deputetët e LDK-së që po na bllokojnë, se qe ne kem shumë afër me e bë presidentin dhe mos me shku në zgjedhje. Kjo ka me qenë narrativa e tij që ka me i sulmu gjatë gjithë kohës në fushatë”, ka deklaruar ajo.