Thaçi kujton rënien e murit të Berlinit NULL NULL 03/10/2015 03/10/2015 Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, e ka përkujtuar rënien e murit të Berlinit në Gjermani, akt ky që shënon bashkimin e dy anëve të shtetit, Republikës Federale dhe asaj Demokratike. Thaçi ka thënë se 3 tetori, dita kur me shembjen e murit në Berlin u bë edhe bashkimi i Gjermanisë, është edhe fillimi i demokracisë dhe lirisë në Europë. “25 vjet më parë, shembja e murit të Berlinit ishte shndërruar në gurthemel për demokracinë dhe lirinë në Evropë. Largimi i perdes së hekurt u bë frymëzim edhe për popullin e Kosovës në lëvizjet e pareshtura për jetësimin e aspiratave për liri dhe shtet demokratik”, ka shkruar Thaçi në Facebook.