Thaçi krijon urdhrin "Adem Demaçi"

Thaçi krijon urdhrin “Adem Demaçi”

2 muaj më parë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar se në nderim të kontributit të pashembull të veprimtarit Adem Demaçi, ka krijuar një urdhër nderi me emër të tij.

Thaçi tutje ka qenë se ky urdhër do t’iu jepet personaliteteve të shquara për qendresë dhe vetëdije të lartë kombëtare, transmeton Klan Kosova.

Më poshtë postimi i tij në Facebook:

Jashtëzakonisht krenar që Kosova e pavarur është ndërtuar mbi themele të forta që janë vendosur nga veprimtaria e atdhetarëve të shquar, siç është Adem Demaçi. Shteti ynë është shtëpi e gjeneratave të reja, që punojnë pandalshëm për t’i lartësuar vlerat që i besuam dhe për të cilat sakrifikuam shumë.

Në nderim të përjetshëm të kontributit të pashembullt të Adem Demaçit, si president i vendit kam vendosur të krijoj urdhrin “Adem Demaçi”. Ky urdhër do u ndahet personaliteteve të vendit tonë që shquhen për qëndresë dhe vetëdije të lartë kombëtare.