Thaçi, Komisionit: Keni bërë shkelje ligjore me ekspertin – duhet të hetoheni (VIDEO) NULL NULL 26.04.2019 16:20 26.04.2019 16:20 Presidenti Hashim Thaçi pas gati gjysmë ore është kthyer për të raportuar në Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me dëbimin e gjashtë shtetasve turq, njofton Klan Kosova. Thaçi sërish ka kërkuar fakte për ekspertin që ka punuar në raport duke thënë se “eksperti nuk është i paanshëm, derisa ai është propozuar nga Sami Kurteshi i Vetëvendosjes, ekspert që ka punuar me të ma herët – kështu deklaroi edhe Kurteshi vet më herët”. “Eksperti nuk është i paanshëm – ju keni bërë shkelje ligjore nga dita e parë me ekspertin. Parlamenti duhet ta bëj një komision për ta hetuar tash punën tuaj”, ka thënë Thaçi para anëtarëve të Komisionit, njofton Klan Kosova. Ndërsa anëtarët e Komisionit, ai i PDK-së dhe Vetëvendosjes kanë bërë akuza të rënda ndaj njëri-tjetrit prej momentit kur Thaçi i tha Kurteshit se “keni qenë në SHIK”. “Këto janë shpifjet më të poshtra nga një President”, tha Kurteshi. Më pas reagoi Hajdar Beqa i PDK-së. “Unë e lëshoj mbledhjen nëse vazhdoni me këto fjalë të kota”. Për të reaguar më pas Kurteshi: “Baju, baju – mshele, mos ma përmend emrin”. “Këto fjalë shko thuaj në familjen tënde, shko të mjeku te një psikiatër dhe kontrollohu”, i tha Beqaj, Kurteshit, njofton Klan Kosova. Thaçi ka vazhduar të mospërgjigjet në pyetjet e anëtarëve, duke kërkuar sqarime për ekspertin që ka ndërtuar raportin. Driton Selmanaj nga LDK i ka thënë Presidentit se “ju qëndroni mbrapa krejt këtij rasti – herëdo kur keni me dhënë përgjigje për këtë çështje”. “A e dini se është vepër ligjore nëse shmangeni nga dëshmia juaj”, i ka thënë Selmanaj, Presidentit, njofton Klan Kosova. “Këtë ekspert e kanë votuar edhe njerëzit tuaj”. Sveçla, kryetari i Komisionit, ka vazhduar të insistojë se Thaçi duhet të përgjigjet në pyetjet e anëtarëve dhe jo të kërkoj sqarime. Deputetët kanë bërë akuza njëri-tjetrin për pjesëmarrjen ose jo të tyre në luftën e fundit në Kosovë. Diskutimin mund ta dëgjoni më poshtë: Më shumë rreth kësaj çështjeje: Raportimi për Gylenistët – Thaçi bën shumë pyetje, nuk jep përgjigje LAJMI I FUNDIT: Gylenistët – nis raportimi i Hashim Thaçit para Komisionit klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024