Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Thaçi kërkon më shumë bashkëpunim me Italinë

NULL NULL
07.07.2015 17:05

Ministri i jashtëm , Hashim Thaçi, është takuar sot me ministrin e Jashtëm dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Paulo Gentiloni, gjatë vizitës zyrtare në Romë.

Në takimin e pasur me një drekë pune Thaçi dhe Gentiloni kanë biseduar për sukseset e Kosovës në konsolidimin e brendshëm dhe të jashtëm të shtetit, për progresin në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe për përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare nga ana e institucioneve të Kosovës.

Kryediplomati kosovar e ka falenderuar nikoqirin e takimit i për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë dhënë Kosovës, që nga koha e luftës, e cila rezultoi me një bashkëpunim të mirë politik mes dy vendeve.

“Do të dëshironim që ky bashkëpunim të thellohet edhe në rrafshin ekonomik”, u shpreh  Thaçi, dhe shtoi se “tanimë në Kosovë ka investitorë të suksesshëm italianë” dhe ftoi që të inkurajohen edhe ndërmarrësit e tjerë që të investojnë në Kosovë.

Gjatë bisedës u fol edhe për bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e arsimit si dhe në luftën kundër radikalizmit dhe terrorizmit.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.