Thaçi: Kadare me krijimtarinë e tij promovoi kulturën e traditën NULL NULL 30.05.2016 21:55 30.05.2016 21:55 Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se Ismail Kadare me krijimtarinë e tij, si pakkush, promovoi kulturën, traditën dhe vlerat e popullit shqiptar, duke u shndërruar në prijës të orientimit properëndimor. “Një pjesë e botës i njohin shqiptarët përmes rrëfimeve gjeniale të Kadaresë. Prandaj, ndarja e urdhrit “Komandant i Legjionit të Nderit” nga presidenti francez, François Hollande, është një mirënjohje, jo vetëm për të si krijues, por edhe për mbarë popullin shqiptar. Merci, Monsieur le Président” ka shkruar Thaçi në Facebook, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 19 orë më parë
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 24 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 1 day