Thaçi i tronditur për humbjen e jetës së një pjesëtari të Policisë së Kosovës NULL NULL 28.01.2020 23:37 28.01.2020 23:37 Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka ftuar organet e rendit që të zhvillojnë hetimet dhe të ndërmarrin veprimet e nevojshme për ta zbardhur rastin e ndodhur mbrëmjen e së martës në Zhur të Prizrenit, ku pas një shpërthimi mbeti i vdekur një pjesëtarë i Policisë së Kosovës. Thaçi theksoi se me dhimbje të thellë mori lajmin për rënien në krye të detyrës të policit, Sami Thaqi. Ai u shprehu ngushëllime familjarëve të policit të vrarë dhe uroi që të plagosurit të shërohen sa më shpejt. “Me dhimbje të thellë mora lajmin për rënien në krye të detyrës të policit Sami Thaqi. Familjes Thaqi dhe gjithë kolegëve të tij u shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Policëve të tjerë të lënduar ju uroj shërim sa më të shpejtë. Po ashtu, nga organet e rendit dhe drejtësisë kërkoj angazhim maksimal, që shkaktarët të vihen sa më shpejtë para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar. Lavdi jetës dhe veprës së policit Sami Thaqi”, shkruan Thaçi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 12 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 12 orë më parë