Thaçi fton kompanitë japoneze të investojnë në Kosovë NULL NULL 12.09.2019 08:19 12.09.2019 08:19 Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ftuar të gjithë përfaqësuesit e kompanive dhe korporatave japoneze që më 2 tetor 2019 të marrin pjesë në Seminarin e Bizneseve të Kosovës, që do të mbahet në Vjenë, ku pritet që në detaje të prezantohen mundësitë për investime në Kosovë, njofton Klan Kosova. Këtë ftesë, Thaçi e bëri gjatë vizitës së tij në federatën më të madhe të bizneseve në Japoni “Keidanren”. “Në federatën më të madhe të bizneseve në Japoni “Keidanren”, kam prezantuar mundësitë për të investuar në Kosovë. Tregu i Kosovës me popullatën më të re, të talentuar, me ligjin për investime strategjike, me infrastrukturën rrugore dhe pozitën gjeografike përbën një vend ideal për investimet japoneze. I ftova të gjithë përfaqësuesit e kompanive dhe korporatave japoneze që me 2 tetor 2019 të marrin pjesë në Seminarin e Bizneseve të Kosovës, që do të mbahet në Vjenë, ku pritet që në detaje të prezantohen mundësitë për investime në Kosovë”, ka shkruar Thaçi në Facebook. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.