Thaçi: Ecja përpara drejt integrimeve evropiane është shumë e rëndësishme për Kosovën NULL NULL 28.04.2019 20:25 28.04.2019 20:25 Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka njoftuar poashtu se ka arritur në Berlin për samitin e nesërm me kancelaren gjermane Angela Merkel, Presidentin francez Emmanuel Macron dhe liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor “Sapo arritëm në Berlin për samitin e nesërm me kancelaren Merkel, presidentin Macron dhe liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor. Ecja përpara drejt integrimeve evropiane është shumë e rëndësishme për Kosovën dhe tërë rajonin tonë!”, ka shkruar Thaçi. Thaçi udhëtoi me avionin privat të Ministrit të Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, i cili e shoqëroi atë, poashtu Kryeministri Ramush Haradinaj si dhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 3 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 3 orë më parë