Thaçi e Vuçiq pjesë e Forumit Alpbach: Flasin për perspektiven e anëtarësimit në BE NULL NULL 24.08.2018 10:18 24.08.2018 10:18 Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nesër, e shtunë, do të ballafaqojnë qëndrimet e tyre në një debat që do të zhvillohet në Forumin Europian Alpbach, njofton Klan Kosova. Thaçi e Vuçiq do të flasin për temën e zgjerimit të Bashkimit Europian dhe perspektivat e dy vendeve, Kosovës e Serbisë, drejt anëtarësimit në BE. “Pres me padurim të diskutojë për perspektivën e zgjerimit të Bashkimit Europian në Forumin Alpbach, një nga forumet më të rëndësishme të debatit social, politike dhe ekonomik në Europë”, ka shkruar presidenti kosovar në Twitter. Përvec Thaçit e Vuçiqit, në këtë forum të pranishëm do të jenë edhe liderë të tjerë si presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, presidnti i Sllovenisë, Borut Pahor dhe komisioneri për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn. Gjithashtu do të ketë edhe studiues, analistë e gazetarë të ndryshëm që do të jenë pjesë e diskutimit. Forumi Europian Alpbach është një platformë interdisiplinare për shkencën, politikën, biznesin e kulturën. Ky forum është themeluar në vitin 1945 dhe përgjatë viteve ka trajtuar problemet socio-politike të vendeve europiane. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 9 minuta më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 48 minuta më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 2 orë më parë