Thaçi e shlyen njoftimin për dekorimin e disenjatores Kllokoqi Rugova NULL NULL 15.02.2019 13:48 15.02.2019 13:48 Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, e ka shlyer nga Facebook-u njoftimin për dekorimin disenjatores Blerina Kllokoqi Rugova me Medalje Presidenciale. Rreth orës 11:40, në llogarinë e tij në Facebook u publikua një postim që tregonte se disenjatorja Kllokoqi Rugova është nderuar me medalje për kontributin e dhënë në fushën e artit, transmeton Klan Kosova. Ky ishte statusi i plotë i Presidentit Thaçi, i cili më nuk figuron në Facebook: “Me Medaljen Presidenciale të Meritave, sot e dekorova Blerina Kllokoqi-Rugovën për kontributin e dhënë në fushën e artit”. “Gërshetimi i së bukurës me kërkesat kulturore dhe sociale në veshjet që dizajnon kreatorja e modës Blerina Kllokoqi-Rugova reflektojnë më së miri në sukseset që ajo ka arritur brenda dhe jashtë vendit. Kreatorja Blerina Kllokoqi-Rugova është ndër shembujt më të mirë për hapësirën që ofron Kosova për zhvillimin e talentit në këtë fushë”. Për t’u informuar më shumë lidhur me këtë ngjarje, klikoni në linkun e mëposhtëm. Hashim Thaçi dekoron me Medaljen Presidenciale të Meritave Blerina Kllokoqin-Rugova klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 14 minuta më parë