Thaçi: E mirëpres miratimin e Rezolutës që dënon gjenocidin serb në Kosovë NULL NULL 16.05.2019 19:57 16.05.2019 19:57 epa05792927 President of the Republic of Kosovo Hashim Thaci during his meeting with Norwegian Minister of Foreign Affairs Brende Borge (not pictured) in Pristina, Kosovo, 14 February 2017. Borge is one-day official visit to Kosovo. EPA/VALDRIN XHEMAJ Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se e mirëpret miratimin e Rezolutës së Kuvendit të Kosovës, që dënon gjenocidin e shtetit serb në Kosovë. Ai ka thënë se tani që institucionet e drejtësisë janë në duart e kosovarëve, duhet të gjendet mënyra e duhur që drejtësia të veprojë kundër të gjithë atyre që kanë kryer krime në Kosovë, transmeton Klan Kosova. “E mirëpres miratimin e Rezolutës së Kuvendit të Kosovës, e cila dënon gjenocidin e shtetit serb në Kosovë. E para, rezoluta i quan me emrin e vërtetë: GJENOCID! – krimet e Serbisë në Kosovë. Dhe e dyta, rezoluta kërkon drejtësi për viktimat dhe të gjithë qytetarët e Kosovës”. “Krimet e luftës as nuk vjetrohen dhe as nuk amnistohen. Tani që institucionet e drejtësisë janë në duart e kosovarëve, ne duhet ta gjejmë mënyrën e duhur që drejtësia të veprojë kundër të gjithë atyre që kanë kryer krime në Kosovë”. Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Presidentit Thaçi në Facebook. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 22 minuta më parë