Thaçi: Duhet të jemi të bashkuar, sepse vetëm kështu e kemi fituar lirinë dhe pavarësinë NULL NULL 17.02.2020 19:16 17.02.2020 19:16 Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, në fjalimin e tij në pritjen shtetërore të organizuar nga ai me rastin e 12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, tha se liria dhe pavarësisë është meritë e gjithë qytetarëve të Kosovës. “Po kalojnë 21 vite që Kosova e ka fituar lirinë dhe 12 vjet nga shpallja e Pavarësisë. Edhe liria dhe pavar7sia e vendit u ndërtuan me sakrificë, mund, luftë dhe unitet qytetar dhe politik. Është meritë e secilit. Më këtë rast ne kujtojmë dëshmorët, invalidët e luftës, diasporën dhe çdo qytetar që dha gjithçka për lirin kontribut “- tha Thaçi. Thaçi përmendi edhe sukseset e arritura gjatë këtyre viteve të mëvetësisë. “Tani Kosova është më e konsoliduar se kurrë si në rrafshin e brendshëm ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Kemi dalë nga një cikël zgjedhor dhe ndërtimit të institucioneve të vendit që ishin shembull për botën demokratike. Na presin punë që të konsolidohemi edhe në rrafshin e brendshëm, në atë politik, institucional, ekonomik të sigurisë të rendit dhe ligjit dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Kur po e shënojmë 12 vjetorin e Pavarësisë Jemi të njohur nga mbi 100 shtete, dhe anëtarësuar në mbi 200 organizata ndërkombëtare “- theksoi ai. I pari i shtetit të Kosovës shtoi se mbetet shumë punë për të bërë në arritjen e objektivave ndërkombëtare. “Po në të njëjtën kohë po lëvizim në drejtim të konsolidimit më të fuqishëm edhe në perspektivën evropianë dhe anëtarësimin në NATO. Para nesh shtrohen obligimet e mëdha për të ndodhur liberalizimi i vizave kur Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret demokratike, por edhe anëtarësimi në Interpol, UNESCO dhe Organizata të tjera. Objektivë të gjithë neve e partive politike, shoqërisë civile është që sa më shpejtë të jemi në NATO. Prandaj të gjithë nga ne jemi krenar me Ushtrinë e Kosovës. Ushtri e re, multietnike, efikase, që do të shtrij autoritetin e vet në tërë territorin e Republikës së Kosovës “-shtoi Thaçi. Ai ftoi të gjithë spektrin politik për unitet. Thaçi tha se vetëm kështu të bashkuar është arritur liria dhe pavarësia. “I tërë ky angazhim do të vazhdohet nga të gjithë, të unifikuar dhe të bashkuar pozitë dhe opozitë, sepse vetëm kështu të bashkuar e kemi arritur lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës, dhe vetëm kështu mund të arrijmë të jemi pjesë e BE-së dhe NATO-s dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Falënderoj në emër të popullit të Kosovës, SHBA-të, vendet e Bashkimit Evropian dhe NATO-n, që na janë gjendur afër në momentet më të vështira. Ne do të vazhdojmë të punojmë fuqishëm së bashku sepse ndajmë vlerat e përbashkëta “-tha në fund Thaçi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 3 minuta më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 9 minuta më parë