Thaçi: Do respektohet itinerari i lejuar i vizitës së Vuçiq në Kosovë - as më pak, as më shumë - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Thaçi: Do respektohet itinerari i lejuar i vizitës së Vuçiq në Kosovë – as më pak, as më shumë

NULL NULL
07/09/2018

Nëse Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq viziton këtë vikend shtetin e Kosovës, vizita e tij do të respektohet ashtu sa iu është lejuar nga autoritetet kosovare ka bërë të ditur Presidenti i vendit Hashim Thaçi.

Këto deklarime presidenti i vendit i dha sot nga Brukseli ndërsa po zhvillonte takime bilaterale me zyrtarët e Bashkimit Europian, në të cilën agjendë ishte paraparë edhe takimi trelateral  edhe me homologun e tij serb, njofton Klan Kosova.

”Sa i përket vizitës së tij, Kosova ka institucionet e saj kredibile. Do të respektohet në përpikëri itinerari i lejuar i vizitës së Vuçiq në Republikën e Kosovës – as më shumë as më pak”.

”Ne nuk poshtërojmë askënd, ne respektojmë të gjithë. Zyrtarët serbë përfshirë edhe Aleksandar Vuçiq, kanë vizituar Kosovën edhe më herët, kemi dhënë leje edhe për vizitën e tij gjatë vikendit, dhe cdo herë që kërkohet ta vizitojnë komunitetin serb do të lejohen sepse e shohim se një komunikim i tillë është i nevojshëm për përcimin e paqes dhe stabilitetit e fqinjësisë së mirë”.

”Ajo çka është mëse e rëndëishme është se edhe unë edhe Vuçiq pajtohemi të vazhdojmë projektin për marrëveshjen e paqes”.

”Nuk komentoj deklarimet e askujt, punoj që të arrijmë marrëveshjen përfunditmare Kosovë- Serbi. Kjo marrëveshje mund të vonohet por do të arrihet. Marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi do të aprovohet përmes referendumit në Kosovë. Falemnderit edhe kritikëve të këtij procesi por edhe mbështetësit qoftë nga bota politike”.

”Falënderoj edhe kritikët sepse po na bëjnë negociatorë më të mirë edhe mua edhe Vuçiq. Nuk ka hapësirë për incidente, nuk ka hapësirë për kërcënime. Do të evitojmë cdo mundësi të vogël të kërcënimeve të cilat vinë nga kushdo. Nuk ka hapësirë për të diskutuar për tragjedi, luftë apo refugjatë, por vetëm dhe vetëm për paqe. Procesi është jashtëzakonisht serioz”/KLANKOSOVA.TV.