Thaçi beson që Mustafa do ta tejkalojë me lehtësi sfidën me koronavirusin NULL NULL 10/07/2020 10/07/2020 Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Facebook, i ka uruar shërim të shpejtë Mustafës. “Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ish kryeministrit Isa Mustafa i uroj shërim të shpejtë me rastin e daljes pozitiv me virusin Covid-19. Besoj që nën kujdesin personal dhe mjekësor Isa Mustafa do ta tejkalojë me lehtësi këtë sfidë”, shkruan Thaçi. Isa Mustafa rezulton pozitiv me koronavirus