Thaçi: Asnjëherë s’do ketë amnisti për ata që kryen krime në Kosovë NULL NULL 12.07.2018 14:11 12.07.2018 14:11 ''Për ata që kanë kryer krime kundër njerëzimit, kanë organizuar spastrimin etnik, kanë vrarë mbi 15,000 civilë shqiptarë në Kosovë, kanë kryer mbi 400 masakra ndaj popullatës shqiptare, kanë dhunuar mbi 20,000 femra shqiptare, në asnjë rrethanë nuk do të ketë amnisti'' Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka deklaruar se nuk do të ketë asnjëherë falje për ata që kanë kryer krime kundër njerëzimit në Kosovë, ata që kanë organizuar spastrim etnik e dhunuan mbi 20 mijë femra shqiptare. Ai gjatë vizitës së tij në fabrikën e plastikës në Kaçanik ndërsa ka folur për temat që mund të diskutohen në fazën finale të dialogut me Serbinë, ka thënë se kriminelët do të ballafaqohen me drejtësinë, njofton Klan Kosova. ”Pas çdo konflikti që ndodhë, nuk është vetëm rasti i Kosovës dhe Serbisë, është diskutuar për amnistitë e mundshme”. ”Mund të ketë diskutime në formë të përshkallëzimit të amnistisë së pjesëmarrësve në konfliktin e fundit, por një gjë dua të sqaroj se për ata që kanë kryer krime kundër njerëzimit, kanë organizuar spastrimin etnik, kanë vrarë mbi 15,000 civilë shqiptarë në Kosovë, kanë kryer mbi 400 masakra ndaj popullatës shqiptare, kanë dhunuar mbi 20,000 femra shqiptare, në asnjë rrethanë nuk do të ketë amnisti”. ”Ata duhet të ballafaqohen me drejtësinë, duhet të ballafaqohen sa më shpejt që është e mundur”. ”Kështu që, për njerëzit që kanë kryer krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe kanë organizuar spastrimin etnik, në asnjë rrethanë nuk do të ketë amnisti”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024