Thaçi: Adem Demaçi ishte dhe do të mbetet ndërgjegjja jonë kombëtare NULL NULL 21.04.2019 12:17 21.04.2019 12:17 Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka kujtuar sot veprimtarin e ndjer Adem Demaçi, në 29 vjetorin e lirimit nga burgu. Thaçi tregon se si shkrimtari i ri dhe i talentuar, Demaçi kishe sakrifikuar çdo të mirë jetësore dhe ishte bërë personifikim i përpjekjes për çlirimin e Kosovës dhe bashkimin me Shqipërinë, njofton Klan Kosova. Ky është postimi i plotë i Thaçit: Para 29 vjetësh ishte liruar nga burgu Adem Demaçi, një prej figurave më të ndritura të kombit shqiptar. Si shkrimtar i ri dhe i talentuar, ai kishte sakrifikuar çdo të mirë jetësore dhe ishte bërë personifikim i përpjekjes për çlirimin e Kosovës dhe bashkimin me Shqipërinë. Edhe pas 28 vjetëve, aq sa kishte qëndruar i prangosur, ai asnjëherë nuk e ndali zërin e tij kundër politikës sunduese dhe administrimit serb në Kosovë. Adem Demaçi ishte dhe do të mbetet ndërgjegjja jonë kombëtare! *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 2 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 2 orë më parë